Këto pamje vijnë nga Saranda këtë të shtunë. Ndërsa gjyshërit dolën në qytet me liridalje, të rinjtë shkelën rregullat e ndalim qarkullimit dhe bënë plazh.
Për disa orë iu gëzuan temperaturave dhe detit Jon duke përfituar edhe nga patrullimet e pakta të forcave të Policisë për zbatimin e masave.
Disa madje kishin marrë me vete edhe fëmijët, të cilët e kanë të dielën orarin e liridaljes por vetëm me nënat.
Pensionistët ndërkohë iu gëzuan vetëm shëtitjes buzë detit, pasi nuk mundën ti kalojnë kangjellat e vendosura për punime në shëtirore.
Por ndërsa të moshuarit e respektuan liridaljen dhe në 11:00 u kthyen në shtëpi, të rinjtë vijuan të sfiojnë karantinën deri pas mesdite.
Ora News