Një elektricist i OSSHEE ka mbetur i vdekur gjatë rregullimit të një defekti në fshatin Muçan të Elbasanit

Mësohet se 62-vjeçari kishte shkuar të riparonte një defekt, pasi fshati Muçan kishte mbetur pa energji elektrike për shkak të motit të keq.

Elektricisti aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

“Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 12:45, shtetasi A. T., rreth 62 vjeç, banues në Elbasan, me profesion elektricist, dyshohet se aksidentalisht gjatë punës për riparimin e një defekti në një kabinë elektrike, në fshatin Muçan, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë

Top Channel