Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit, se Meta, Basha, Kryemadhi e Berisha po u premtojnë prokurorëve dhe gjyqtarëve të shkarkuar se nëse ata fitojnë do të kthehen në punë.
Balla u bëri thirrje nga Kuvendi që të heqin dorë nga përpjekjet për të penguar procesin e vettingut.
“Goditja e javës së kaluar në zemër të sistemit gjyqësor, për shkak se ata prokurorë e gjyqtarë që presin për të kaluar në vetting e kanë kaluar pozicionin në gjobëvënie ishte goditja e duhur për t’u dhënë një mesazh të qartë jo vetëm gjyqtarëve e prokurorëve por edhe politikanë që shpresojnë se mund të pengojnë këtë reformë.
Ilir Meta, Basha Kryemadhi dhe Berisha që u shkon këtyre pas të heqin dorë nga shpresa se mund të pengojnë reformën në drejtësi.
Të heqin dorë nga takimet me prokurorë e gjyqtarë që vettingu i ka përjashtuar, se nëse ata fitojnë do t’i kthejnë mbrapsht.
Vendimi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut ishte një konfirmim tjetër se procesi i vettingut është i drejtë”,- tha Balla.
newsbomb