ATSH/ Në katër terminalet e portit më të madh të vendit po vijon përpunimi i mallrave nga anijet tregtare.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se gjatë ditës së sotme po përpunohen katër anije me 9 200 tonë gjithsej dhe 250 kontejnerë me qymyr, bersi soje dhe xhama.

Sipas APD-së, në pritje për tu përpunuar janë edhe 3 anije me 6 480 tonë mallra të ndryshme si qymyr, grurë, llamarinë, xhama dhe skrap.

APD thekson se “reshjet kane penguar pjesërisht përpunimin e mallrave në port”.

Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës./k.s//a.a/