Portieri i përfaqësueses shqiptare të futbollit, Etrit Berisham ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga klubi italian i SPAL-it, me të cilin Berisha luan.

Berisha thuhet se është vënë në izolim dhe se nuk ka pasur asnjë kontakt me pjesën tjetër të skuadrës.

Ai bëhet futbollisti radhës i përfaqësueses që infektohet me COVID-19 pas Marash Kumbullës, Elseid Hysajt, Thomas Strakoshës dhe Myrto Uzunit, këta të fundit të riaftësuar.