Një 43 vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë disa ditë pasi ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Bëhet me dije se gruaja e infektuar kishte disa ditë që ishte e shtruar në Spitalin Infektiv, ndërsa ka ndërruar jetë dje. Identiteti i saj nuk dihet ende dhe as nëse ka pasur sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Gruaja ishte me profesion farmaciste dhe punonte në Fushë-Krujë, ndërsa banonte në Durrës. 43 vjeçarja me inicialet H.S nuk dihet nëse sot do raportohet si rast i Krujës apo i Durrësit pasi ishte me banim në Durrës por tamponi i është bërë në Krujë.

Pritet që Ministria e Shëndetësisë të japë informacion zyrtar për rastin.