39 vjeçari me inicialet A.L është arrestuar nga Policia pasi në loaklin e tij në Durrës, ka qëlluar me sende të forta kushëririn e tij, 28 vjeçarin me inicialet L.L.
Gjithashtu, janë proceduar penalisht si të përfshirë në konflikt me kushërinjtë e tyre dhe dy vëllezër, shtetasit Xh. L., 48 vjeç dhe Sh. L., 45 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 39 vjeç, banues në Sukth, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta kushëririn e tij, shtetasin L. L., 28 vjeç, banues në Durrës.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit Xh. L., 48 vjeç dhe Sh. L., 45 vjeç (vëllezër), pasi janë përfshirë në konfliktit me kushërinjtë e tyre”, njofton Policia.