ATSH/ Në qarkun e Gjirokastrës ka vijuar shpërndarja e ndihmave dhe ofrimi i asistencës për shtresat në nevojë.

Prefekti i këtij qarku, Astrit Aliaj bëri të ditur sot se “janë asistuar me produkte ushqimore 35 familje, me produkte mjekësore 15 familje dhe me shërbime të tjera në 20 familje”.

Po ashtu, Aliaj tha se “nga drejtoria vendore e Policisë Gjirokastër është vendosur 1 masë administrative për këmbësor, janë kontrolluar 84 mjete dhe është vendosur 1 masë administrative për drejtues mjetesh”.

Po ashtu, strukturat përkatëse kanë ushtruar kontrolle në 48 lokale, 5 banka të nivelit të dytë, në 2 Zyra Postare, në Zyrat e Kujdesit ndaj Klientit OSHEE, parqe, 4 qendra shëndetësore dhe spital, si dhe në 27 njësi tregtare.

Prefekti Aliaj tha se nga këto kontrolle nuk u konstatuan apo evidentuan kundravajtje administrative./m.m//a.a/