
ATSH/ – Presidenti i SHBA, Joe Biden sot mbush 80 vjeç , një numër që ai përpiqet të mos e shpallë kurrë në publik shkruan nytimes.com
“Nuk mund të them as sa vjeç do të jem. Nuk mund ta nxjerr as nga goja”, tha Biden në një intervistë të fundit me MSNBC
Por ndërsa rreziku i sëmundjeve kërcënuese për jetën, demencës dhe vdekjes rritet më shpejt me çdo dekadë që kalon nga jeta e një personi për njerëzit në të 80-at që janë aktivë të angazhuar kanë qëllime të mbeten produktivë dhe të shëndetshëm, dhe kjo mençuri dhe përvojë janë faktorë të rëndësishëm për t’u marrë parasysh, sipas ekspertëve të geriatrikës.
New York Times foli me 10 ekspertë të plakjes për të pikturuar një pamje të asaj se si mund të duken gjashtë vitet e ardhshme për dikë në moshën e presidentit. Këta ekspertë nuk e kanë ekzaminuar apo trajtuar zotin Biden, megjithëse kanë shqyrtuar informacionin e disponueshëm publikisht, duke përfshirë një raport mjekësor të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë vitin e kaluar, një ditë para ditëlindjes së tij të 79-të.
Z. Biden, nuk pi duhan apo alkool dhe, sipas Shtëpisë së Bardhë, ai stërvitet pesë herë në javë. Ka gjithashtu kujdes mjekësor të nivelit të lartë. /os/