Ditët e fundit janë shtuar rastet e të moshuarve të cilët bllokohen në banesat e tyre ndërsa familjarët kërkojnë ndërhyrjen e zjarrfikëses për të zhbllokuar dyert apo për t’u ngjitur nga dritaret për të parë gjendjen.

Rasti më i fundit ndodhi një ditë më parë ku një e moshuar u gjet e pajetë në banesën e saj. Alarmin e kishte dhënë i biri i cili ishte I shqetësuar pasi nëna nuk i përgjigjej telefonatave. Zjarrfikësja ka ndërhyrë nga dritarja por e ka gjetur të moshuarën pajetë.

Por si ka mundësi që raste të tilla të moshuarve që kërkojnë ndihmë apo familjarëve të tyre për të zhbllokuar dyert dhe për të parë gjendjen e prindërve janë shtuar ditët e fundit.

Distancimi social pa dashje ka sjellë një tjetër problem, të moshuar të cilët në momentet e fundit të jetës gjendjen të vetëm dhe familjarë të alarmuar të cilët e kanë të pamundur të ndërhyjnë. Fatmirësisht në shumë raste zjarrfikësja ka ndërhyrë në kohë për të dhënë ndihmën e parë, porn ë raste të tjera një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Elbasaninews.tv