ATSH/- Skema Kombëtare e mbështetjes në bujqësi ka financuar ndër vite, rreth 2 772 subjekte që operojnë në sektorin e prodhimit të qumështit.
Në Ditën Botërore të Qumështit, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) sjell në vëmendje, rëndësinë e sektorit blegtoral dhe të industrisë përpunuese në ekonominë shqiptare.
AZHBR bën të ditur se ka financuar nga fondi i Skemave Kombëtare ndër vite 2772 subjekte, të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre në prodhimin e qumështit me një total prej 46 133,95 litra dhe me një shumë totale prej 515 842 634 lekë. /j.p/