ATSH/ Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” u shndërrua sot në një panair modest arti, organizuar nga shkollat artistike në vend.

Kryeministri Edi Rama e vizitoi sot këtë panair arti, ku bëri të ditur se vitin e ardhshëm një program kombëtar i arteve dhe zejeve do të shtrihet në të gjithë sistemin e shkollës.

“Në bashkëpunim me ministrinë e Arsimit dhe Unicef, Ministrja e Shtetit për Rininë e Fëmijët, po koordinon me ministritë e institucionet publike, punën për Programin Kombëtar të Arteve dhe Zejeve, që do të jetë duke nisur prej vitit të ardhshëm një hapësirë e re, gjithëpërfshirëse për nxënësit e të gjitha moshave në Republikën e Shqipërisë, të cilët do të kenë festivalet, ekspozitat, konkurset dhe çmimet e tyre, në nivel vendor e kombëtar”, deklaroi kryeministri.