Ministrja e MBZHR, Milva Ekonomi informoi se në këtë skemë aplikuan 66 anije peshkimi, ku u shpallën fitues 64 prej tyre me një vlerë prej rreth 600 mijë euro.
“Përgëzova peshkatarët për rekordin e arritur në eksportet e prodhimeve të peshkut, si dhe i garantova ata se përveç skemave aktuale, si heqja e akcizës për naftën dhe heqja e TVSH për 27 produktet e nevojshme për aktivitetin e tyre, qeveria shqiptare do të vazhdojë të investojë në infrastrukturën e peshkimit si, në ndërtimin e portit të ri të peshkimit në Vlorë, zgjerimin e portit të Durrësit etj”, deklaroi Ekonomi.
Qeveria, vuri në dukje ajo, është e angazhuar që vitin e ardhshëm të hartojë dhe një Skemë Mbështetëse Kombëtare në sektorin e peshkimit.