Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja ka marrë pjesë në tryezën e diskutimeve që po zhvillohen në kuadër të konsultimeve për projektligjin e ri të bashkëpronësisë.
Ishte Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku që organizo takimin me disa nga kryetarët e Bashkive të vendit si pjesë e procesit të diskutimeve dhe konsultimit për projektligjin e ri të bashkëpronësisë.
Mirëadministrimi i hapësirave të përbashkëta dhe bashkëjetesa komunitare sipas standardeve europiane, janë në fokus të projektligjit të ri, që synon të rrisë përfshirjen e interesave të përbashkëta të qytetarëve dhe angazhimin e tyre për mirëmbajtjen dhe investime në dobi të komunitetit.
Gjatë prezantimit të projektligjit, Mazniku tha se bashkitë do të mbajnë një regjistër me të gjitha objektet që i kanë kryer apo jo ndërhyrjet e nevojshme për mirëmbajtje dhe do të kenë mundësinë të inspektojnë ndërtesat për të parë nëse janë zbatuar rregullat e administrimit.
Po ashtu bashkitë mund edhe të urdhërojnë subjektet që të përmbushin detyrimet për mirëmbajtje.
Kryebashkiaku Llatja, u shpreh se përmes këtij projekligji do të sigurojmë një nivel të ri administrimi të hapësirave tona të përbashkëta dhe një bashkëjetesë komunitare të standardeve europiane dhe në linjë me vizionin tonë Shqipëria2030.
Postimi” Gjatë punimeve në vazhdën e tryezave të diskutimeve dhe konsultimeve për projektligjin e ri të Bashkëpronësisë, përmes të cilit do të sigurojmë një nivel të ri administrimi të hapësirave tona të përbashkëta dhe një bashkëjetesë komunitare të standardeve europiane dhe në linjë me vizionin tonë Shqipëria2030″
Elbasaninews.al Edlira Xherri