ATSH/ Plotësimi i kuadrit ligjor me një ligj specifik për turizmin detar, i jep mundësi Shqipërisë të zhvillojë këtë sektor turizmi duke tërhequr turistë vendas dhe të huaj.
Kështu deklaroi deputetja e Partisë Socialiste, Eglantina Gjermeni gjatë fjalës së mbajtur sot në kuvend nga ku theksoi rëndësinë e projektligjit për turizmin detar.
‘Sa i përket projektligjit për turizmin detar që vjen nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ai ka për qëllim përcaktimin e rregullave dhe kritereve për aktivitetin e turizmit detar, llojet e mjeteve lundruese turistike, infrastrukturën e nevojshme për ushtrimin e tyre si dhe përcaktimin e përgjegjësive institucione për zhvillimin e këtyre veprimtarive. Turizmi masiv, det dhe diell është dominues në Shqipëri, duket se është problematic pasi është afatshkurtër, sezonal, duke limituar potencialin e plotë të zonave bregdetare. Pikërisht, për të diversifikuar ofertën turistike që mund të ofrojë Shqipëria, si për shkak të potencialeve që ka por edhe për shkak të konkurrencës në rajon. Plotësimi i kuadrit ligjor me një ligj specific për turizmin detar, na jep mundësi të ofrojmë edhe këtë lloj turizmi për turistë vendas dhe të huaj. Megjithëse na duket pak si çudi që flasim për turizmin detar tani, në këtë situatë, unë vazhdoj të besoj se turizmi do të jetë një nga komponentët kryesore të ekonomisë sonë, për zhvillim më të mirë ekonomik, për më shumë mundësi punësimi si dhe për të siguruar një ringritje të ekonomisë, falë bukurive natyrore që na ka fal zoti apo natyra, por edhe nëpërmjet investimeve që po realizohen në infrastrukturë dhe shërbime.
Sipas Gjermenit, ky projektligj është konsultuar me të gjithë aktorët e nevojshëm duke nisur nga qeverisja qendrore e vendore e deri tek institucionet e tjera
“Vlerësoj që projektligji është hap i ri në zhvillimin e këtij sektori rekreativ turistik, përcaktimet e tij përgjigje e nevojës për të rregulluar hyrjen dhe qëndrimin e mjeteve lundrimit turistik në ujërat territorial shqiptare, në përputhje me parimet dhe thjeshtëzimit administrative, sic parashikohen nga aktet e organeve të Bashkimit Europian dhe dispozitat e tij përfaqësojnë një instrument, të cilit mund të rritet oferta turistike në vendin tonë’, -tha Gjermeni. z.tosku/ /a.g/