Njëzet e shtatë vjeçari, Halil Yilmaz (R) nga Stambolli, vendsoi që në një mënyrë të pzakontë t'i propozojë të dashurës së tij për martesë në thellësi të detit në 13 gradë. Ylmaz, i cili punon si prodhues në industrinë e automjeteve, filloi përgatitjet një ditë më parë për të bindur 26-vjeçaren Muge Hasanbash (L) që të martohet me të. ( Ahmet Bolat - Anadolu Agency )

ATSH-AA/ – Njëzet e shtatë vjeçari, Halil Yilmaz nga Stambolli, vendosi që në një mënyrë të pzakontë t’i propozojë të dashurës së tij për martesë në thellësi të detit në 13 gradë.

Ylmaz, i cili punon si prodhues në industrinë e automjeteve, filloi përgatitjet një ditë më parë për të bindur 26-vjeçaren, Muge Hasanbash që të martohet me të.

Notuesi profesionist vendosi t’i propozojë të dashurës së tij për martesë, nën ujë, pasi siç tha, është e admiruese e detit.

Yilmaz para kësaj vizitoi qendrën për sporte ujore e cila drejtohet nga Cem Karabay, zhytësi i cili hyri në Librin Guinnes të rekordeve duke kaluar 8 ditë nën ujë, nga i cili kërkoi ndihmë.

Karabay dhe ekipi i tij vendosën 8 amfora në shtratin e detit me shkronja të vogla dhe një arkë.

Yilmaz dhe Hasanbash të nesërmen shkuan në qendrën e sporteve ujore, ku u interesuan për një zhytje testuese, ata veshën rrobat e zhytjes dhe u zhytën në ujë në 13 gradë.

Hasanbash, e cila ishte e emocionuar për shkak të zhytjes së parë, pak pas zhytjes gjeti njërën nga amforat të cilat kishte vendosur Karabaya.

Yilmaz nga amfora nxorri letrën kushtuar Hasanbash, gjë e cila ishte një surprizë e madhe për të.

Hasanbash filloi të zhytet për të gjetur amforat tjera, prej të cilave nxorrit letrat kushtuar asaj.

Në fund të zhytjes, Yilmaz nga arka nxorri një transparentë ku shkruhej “Po të isha një kërcell i gjelbër, a do të bëhesh lulja ime? Zambak (lule e cila në gjuhën turke quhet Muge), a do të martohesh me mua?”.

Në fund Yilmaz nxori unazën nga xhepi dhe nën ujë i bëri propozimin për martesë Muge Hasanbash, për të cilën Hasanabash e emocionuar thellësisht pranoi me kënaqësi.

Hasanbash në deklaratën e saj theksoi se e kishte pritur për një kohë të gjatë këtë moment por nuk ka mundur as të imagjinojë se kjo do të ndodhte nën ujë.

“Notin e dua jashtë mase. Veçanërisht më bën të lumtur fakti se propozimi u bë gjatë notit. E kam pritur prej kohësh propozimin për martesë, por nuk e bënte”, tha Hasanbash.

Yilmaz tha se kishte shumë plane për propozim, porse nuk kishte arritur t’i realizonte.

“Pas idesë për propozim nën ujë u konsultova me Cem Karabay, i cili më mbështeti me ekipin e tij. Këtë çast do ta mbajmë në mendje përgjithmonë. Jam shumë i lumtur. Ia dola, mendoj se e gjeta atë që kërkoja. Shpresoj që gjithçka të jetë ashtu siç duam”, theksoi Yilmaz.

Karabay tha se Yilmaz për shkak të emocioneve nuk kishte fjetur tërë natën.

“Më shkruante herë pas here. Ankohej se nuk mund të flejë nga emocionet. Numëronte orët dhe minutat”, tha Karabay./ /ec/