Tashmë Prrenjasi ka një Këshill Rinor, i cili do t’i vijë në ndihmë bashkisë duke qenë zëri i të rinjve. Roli dhe misioni i këtij këshilli është që të jetë organ konsultues i planeve lokale dhe politikave vendore për të rinjtë.
Që në fillim ky këshill ka realizuar edhe një studim online tek bashkëmoshatarët e tyre në lidhje me perceptimet, shqetësimet dhe rekomandimet që të rinjtë kanë për bashkinë e tyre. Të dhënat e këtij studimi, të rinjtë i’a prezantuan kryetarit të Bashkisë z.Nuri Belba.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i Këshillit Rinor Prrenjas”, i cili zbatohet nga Fondacioni “Joscelyn” dhe i financuar nga USAID Shqipëri.
Ndër të dhënat kryesore që ky studim nxorri ishte se 36.4% e të anketuarve pohojnë se institucionet arsimore janë më pranë të rinjve. Bashkia renditet e dyta me 29.3%. Problematikat që të rinjtë perceptojnë sot si më shqetësim për tek bashkëmoshatarët e tyre, është konsumimi i duhanit, alkoolit dhe i lëndëve narkotike dhe këtë e kanë pohuar 30.2% e të anketuarve. Si më shqetësuese për të rinjtë ishte mungesa e këndeve sportive dhe këtë e kanë pohuar 32,4% e të rinjve.
Elbasaninews.tv