Pretendimet se forcat ruse kanë vrarë qindra banorë gjatë pushtimit të qytetit ukrainas të Bucha janë provokime dhe të rreme, sipas presidentit rus Vladimir Putin.
Putin tha se dikur SHBA-ja hodhi dyshime për përdorimin e armëve kimike në Irak si një justifikim për pushtimin e atij kombi.
“Pastaj doli se ishte një pretendim i rremë. E njëjta gjë është edhe në Bucha. Po flitet shumë për qëllimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar kundër Rusisë”, u tha ai gazetarëve.
Putini u tha gazetarëve se presidenti bjellorus Alexander Lukashenko kishte sjellë me vete prova se imazhet dhe raportet nga Bucha, të cilat kanë irrituar botën, ishin produkt i një operacioni psikologjik britanik.
Lukashenko më pas tha se kushdo që dëshironte informacione të mëtejshme për këtë çështje mund të kontaktonte Shërbimin Federal të Sigurisë- FSB, shërbimet sekrete ruse, edhe pse FSB ka injoruar në mënyrë rutinore kërkesa të tilla në të kaluarën



























