Edhe pse Qarku i Elbasanit nuk ka asnjë rast jete të humbur nga Covid-19, një gjë e tillë nuk ka ndikuar që bilanci i jetëve të humbura të jetë i ulët.

Gjatë dy ditëve të fundit kanë humbur jetën 4 persona dhe po ashtu është plagosur një 41-vjeçar.

Një 68 vjeçar me iniciale O.Z. i ka dhënë fund jetës ditën e sotme duke u vetëvarur në fshatin Mengël të Elbasanit, me rrethanat e ngjarjes që nuk janë zbardhur ende. Më herët, pasditën e së hënës është gjetur i vetëvarur në banesën e tij një 54 vjeçar  banues në lagjen “Emin Matraxhiu”, ndërkohë që një tjetër ngjarje e rëndë u raportua sërish nga Qarku i Elbasanit.

Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, një 28-vjeçar me inicialet pasditen e të hënës është gjetur i vetëvarur në pyll rreth 300 metra larg banesës së dajës së tij, në masivin pyjor të Stravajt, ku kishte shkuar mysafir në fundjavë. Ai ishte baba i një foshje 6 muajshe dhe jetonte në kushte shumë të mira në qytetin e Përrenjasit.

Seria e kronikës vijoji me humbjen e jetës së një fotografi në qytetin e Elbasanit, i cili, pas një aksidenti në ambientet e shtëpisë së tij humbi jetën. Ngjarjet vijuan mbrëmjen e së Martës ku një efektiv i burgut të Peqinit mbeti i plagosur lehtë si pasojë e një plumbi qorr qëlluar në ajër nga një 35 vjeçar, i cili u arrestua nga blutë e Elbasanit pas krimit të kryer.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, një 27 vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, si edhe një 63 vjeçar, pasi ka plagosur me mjet të mprehtë bashkëjetuesen.

Kjo e fundit, pasi ka marrë mjekim në spital është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Elbasaninews.tv