Dy qentë ishin duke luajtur në dëborën që kishte mbuluar kopështin e shtëpisë, teksa një prej tyre ra në pishinën e ngrirë.

Kamera e shtëpisë kapi momentin kur gruaja, e cila vuri re se një prej qenve të saj kishte ngecur nën akull, nuk u mendua dy herë por u hodh pavarësisht temperaturave ekstreme në Tenesi të SHBA-së.

Ajo arriti ta nxjerrë qenin pa ndjenja, dhe e dërgoi menjëherë te veterineri.

“Nuk mendova asgjë tjetër. U hodha për ta nxjerrë sa më parë dhe u nisa menjëherë te veterineri”, tha ajo, teksa shpërndau edhe një video të qenit që tashmë është shëndoshë e mirë.