Fshati i Godoleshit njihet për kultivimin e qershisë, por edhe pse tashmë ka filluar sezoni i vjeljes së tyre fermerët ankohen së nuk kanë treg.

Çmimet për kilogram variojnë nga 50 deri më 100 lekë, çka për fermerët është i papërfillshëm dhe nuk ia vlen mundi. Ndikim sipas tyre ka edhe mungesa e infrastrukturës rrugore, çka bën që të vetmen mundësi që ata kanë për ta tregëtuar produktin janë kafshët.

Edhe pse këtë vit prodhimi i qershisë është i bollshëm, shitja e tij duket se do të jetë një sfidë për këta fermerë.

Elbasaninews.tv