Këshilli i Ministrave kërkon që të gjendja e fatkeqësisë natyrore të zgjatet.

Pritet që ministrat Ogerta Manastirliu dhe Arben Ahmetaj pritet që ta propozojnë diçka të tillë në Kuvend për miratim.

Në kërkesën drejtuar Kuvendit propozohet që gjendja e fatkeqësisë natyrore të zgjatet deri në 23 qershor 2020.

Gjendja e jashtëzakonshme u shpall me datë 23 mars për një muaj, si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19.

Ndërkohë, më herët sot Rama iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve duke sqaruar se kthimi në normalitet do të jetë proces jo i shkurtër.

Ai deklaroi se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjatet edhe pas datës 24 prill, pra fatit një mujor që u vendos në mars.

Rama: Padiskutim që do të zgjaten. Kthimi në normalitet do të jetë proces jo i shkurtër.

/Ora News.tv/