Rihapja e tregut agroushqimor të Elbasanit, në kushtet optimale për të përballuar situatën e pandemisë së Covid-19, ka lënë të kënaqur dhe i ka bërë më të sigurtë si tregtarët ashtu edhe vetë qytetarët, të cilët falenderojnë bashkinë për ndërhyrjen dhe kushtet e krijuara.

Blerësit shprehen të kënaqur me këtë vendim, i cili si rrjedhojë mund të pasojë edhe uljen e çmimeve. Përsa i përket kushteve, ata thonë se janë maksimale dhe të sigurta.

Veç dezifektimit të vazhdueshëm dhe respektimit të sinjalistikës, tregu po ashtu do të ketë monitorim të vazhdueshëm nga ana e autoritetit të kontrollit ushqimor.

Të gjithë qytetarët, të cilët duan të bëjnë blerje në markatën kryesore të qytetit, duhet të tregohen të vëmendshëm, pasi nëse nuk kanë maska apo doreza, nuk do të lejohen që të futen brenda tregut.

Tregu agroushqimor do të qëndrojë hapur çdo ditë nga ora 07:00 deri në orën 15:00.

Elbasaninews.tv