Në daljen e tij të zakonshme tashmë në Facebook për informimin e publikut, kryeministri Rama foli edhe për ndryshimet në Kodin Penal dhe hapjen e bizneseve.

Rama tha se për këto ndryshime ka rënë dakord edhe presidenti Meta, çka tregon se janë të rëndësishme, duke pasur parasysh që para dy muaj ishin dy palë në konflikt.

Referuar bizneseve, Rama paralajmëroi se ata që do të hapin bizneset pa leje dhe pa protokollin e duhur shëndetësor,do të mbyllen dhe do të futen prapa hekurave.

Rama: Janë miratuar ndryshimet në kodin Penal dhe janë të domosdoshme kur dhe dy palë që vijnë nga një konflikt jo shumë i largët kanë konsensus në këtë pikë. 

Sot një person jo vetëm gjobitet por vendoset dhe pas hekurave kur thyen masat dhe rrezikon jetën e njerëzve. 

Sot nuk shkohet më në punë vetëm për të hapur dyqanin dhe bëjnë lekë. Por dhe për të mbrojtur shëndetin e punonjësve dhe blerësve. 

Për shembull, një biznes fason nuk ia hedhin dot më me një gjobë dhe mbyllje aktiviteti për përhapje me ose pa dashje të epidemisë me pasojë vdekjen e njerëzve. 

Mos i hapni dyert apo qepenat pa marrë në portalin e urryer e-albania pa marrë dhe protokollin përkatës të sigurisë shëndetësore për llojin e bizneset tuaj. 

Task-forca anti Covid që po ngrihet do të nis kontrollet nga java tjetër. Nuk do ketë asnjë tolerim të mos kemi llafe.

Mos harroni që të merrni autorizimin për lëvizjen me automjet. Autorizimi nga policia e shtetit do të ketë vlerë edhe për ca kohë. 

Një masë e aplikuesit që u aplikuan në paketën e parë, nuk u refuzuan, por janë të përfshirë në paketën e dytë. 

Brenda javës, do të mbyllen verifikimet e ankimimet e refuzuara, ku më kanë konfirmuar nga Tatimet që janë edhe disa mijëra të rikonfirmuara. 

Për shkak të arritjeve të këtyre rezultateve mund ta shohim majin me një optimizëm. 

/Ora News.tv/