Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në forumin Forumin “Europa Park” që mbahet në Mynih të Gjermanisë.
Mesazhi kryesor i Ramës gjatë fjalës së tij në këtë forum ishte tema e hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.
Rama tregoi edhe një bisedë private që kishte zhvilluar me presidentin francez Emmanuel Macron.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Emmanuel Macron më pa përsëritur shpesh që nëse bie dakort për çeljen e negociatave me Shqipërinë kjo nuk do të jetë e lehtë për shkak të Marie Le pen, i thashë për se nuk e thua publikisht, që ju na pëlqeni shumë por kemi disa punë do lyejmë shtëpinë, jo nuk e them publikisht sepse opinioni publik e dëgjon sikur ne jemi ata që do të bëjmë gabimin.
Ne jemi të dashuruar me një dashuri të verbër për Europën, na thuhet që Europa do të martohet me ne, por si mund të martohesh kur nuk flet. Anëtarësimi do të vijë për pasojë të negociatave, por negociata është ajo çka është e rëndësishme për ne. Ejani dhe vizitoni Shqipërinë është larg vetëm një orë e disa minuta. Për të huajt është vendi më i sigurtë në europë.