Ka reaguar përmes një postimi Facebook, kryeministri Rama ne lidhje me lajmin e gjobitjes së disa shqiptarëve që kanë tejkaluar afatin 90 ditor të qëndrimit në Greqi.
Ram shkruan se nëse autoritet greke nuk e anulojnë gjobën, ajo do të rimbursohet e gjitha nga shteti shqiptar.
Rama: Një lajm me rëndësi. Zyra ime ka qene ne kontakt te vazhdueshëm me autoritetet greke, pas lajmit te bere publik te gjobitjes se disa shtetasve shqiptare qe kane tejkaluar afatin 90 ditor te qëndrimit ne Greqi gjate muajve te fundit.
Autoritetet greke do te rishikojnë te gjitha gjobat e vendosura, ndërkohë kane siguruar se ne kohëzgjatjen e pandemisë vendosja e gjobave do te ndodhe vetëm ne rastet flagrante, ku shkelja e afateve nuk ka lidhje me situatën e krijuar nga covid19.
Unë i siguroj të gjithë qytetarët shqiptarë te cilëve autoritetet greke nuk do t’ua anulojnë gjobën, se do të rimbursohen ne masën 100% nga qeveria e republikës së Shqipërisë.
/Ora News.tv/