Kryeministri Rama do të jetë sot dhe nesër në Athinë, në cilësinë e kreut të OSBE, dhe do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga revista prestigjoze “The Economist”, bashkë me shumë personalitet të tjerë të politikës, kryeministra dhe presidentë të vendeve të ndryshme.

Por mediat greke zbulojnë se sot kryeministri Rama do të ketë sot një takim me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, në të cilin këto media shkruajnë se do të flitet dhe për detin.

Fillimisht u tha se tema e diskutimit do të vërtitet rreth integrimit dhe zhvillimi ekonomik, por si duket do ketë edhe një takim të veçantë. Çështja e kufirit detar, ka qenë në qendër të diskutimeve së fundmi pas deklaratave të bëra nga kryeministri grek i cili tha se do të marrë rreth 12 milje nga deti Jon.

Pjesë e konferencës do të jetë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.