Reshjet e dendura të shiut të shoqëruar me breshër kanë përfshirë gjithë territorin e Bulqizës, duke shkaktuar probleme në rrugë.
Pedonalja e Bulqizës është përmbytur, ndërkohë që breshëri ka shkaktuar dëme në bujqësi. Lulet e pemëve që kishin çeluar, janë shkatërruar.
Ndërkohë, në lartësinë 800 metra mbi nivelin e detit, ka reshje dëbore.
Reshje të dendura shiu raportohen dhe në Elbasan. Breshëri ka zbardhur rrugët, por deri më tani nuk raportohen probleme
Top Channel