Reshjet e shiut tashmë janë bërë prezente në pjesën jugore të vendit, dhe gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit. Ato do të jenë me intensitet të ulët deri mesatar.
Në orët e mëngjesit të ditës së Premte reshjet e shiut do të fitojnë intensitet deri të lartë, hera-herës në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve, shoqëruar me shkarkesa elektrike. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, më intensive reshjet pritet të jenë në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë, Gjirokastër.
Deri në orët e mesditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpasherëshme por do të humbasin intensitet. Në Veri-Verilindje në majat e maleve reshjet do të jenë në formën e dëborës. Era parashikohet të jetë nga Veriperëndimi-Jugperëndimi me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, e cila hera-herës e vrullshme deri në 15m/sek.
Temperaturat parashikohen:
-zonat malore 8°C deri në 16°C
-zonat e ulëta 13°C deri në 22°C
-zonat bregdetare 14°C deri në 22°C
Newsbomb