Është mbyllur java e 29 e Superligës shqiptare, teksa janë prodhuar mjaft rezultate interesante, duke e bërë më inetersante vazhdimësinë. E gjithë vëmendja ishte e përqëndruar në Durrës, aty ku kryesuesit e Tiranës do të luanin me Teutën vendase, ku një ndalesë e bardhebluve do ta bënte më intrigant kampionatin dhe luftën për titull kampion.

Bie më në fund edhe Tirana e Egbos, i cili njeh humbjen e parë pas gjashtë muajsh, ku durrsakëve i mjaftoi një gol i Emiljano Vilës. Më parë, Kukësi pat fituar në “Elbasan Arena” në shifrat 4 me 1 ndaj Flamurtarit, me tripletën e Shkurtajt dhe rrjetën e Abazajt, duke e dërguar diferencën me Tiranën në -6 dhe shpresuar realisht tek titull kampion në shtatë javë e mbetura.

Intrigante është bërë lufta edhe për Europë, teksa Skënderbeu me Laçin janë ndalur në një barazim 1 me 1, ndërsa Partizani më herët u rikthye tek fitorja pas triumfit 8 me 1 ndaj Luftëtarit. Ndërkohë, Vllaznia me Bylisin u ndalën në një barazim 2 me 2.