TIRANË, 24 qershor/ATSH/ Në të gjithë vendin nisi sot zyrtarisht rihapja e transportit publik ndërqytetas.
Taskforca e Transportit Rrugor si pjesë e Njësisë Operacionale antiCovid-19, është angazhuar për monitorimin dhe zbatimin e protokollit të sigurisë të masave nga Ministria e Shëndetësisë.
Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor informoi se po ushtrohen kontrolle për zbatimin e protokolleve që frenojnë përhapjen e COVID-19 në terminalin juglindje, Tiranë, në terminalin veri-jug, Tiranë, si dhe terminalin e Durrësit.
ATSH