Me përfshirjen në hartën e gjelbër Elbasani i është rikthyer normalitetit sa i përket veprimtarive dhe aktiviteteve. Që prej ditës së hënë u hap edhe tregu i vetëm industrial në qytet, por qëndrimi mbyllur prej më shumë se dy muajsh ka ndikuar edhe në rikthimin në normalitet.

Kriza i ka prekur të gjithë tregtarët, të cilët thonë se nuk kanë asnjë shpresë për të bërë punë. Fuqia blerëse ka rënë dhe të vetmit që popullojnë tregun janë vetë tregtarët.

Por edhe pse e kanë përfituar pagën e luftës ata thonë se ajo nuk i ka mjaftuar as për të mbuluar shpenzimet e qirasë dhe siguracioneve. Për shkak të situates, një pjesë e tregtarëve kanë vendosur që të mos i hapin më dyqanet e tyre, ndërkohë në total në këtë vend janë 180 biznese nga te cilët aktualisht qëndrojnë hapur vetëm 50.

Elbasaninews.tv