Pas qëndrimit prej më shumë se dy muajsh mbyllur, nga kjo e hënë janë hapur edhe kafenetë e restorantet. Por, nëse për lokalet ditët e para kishin fluks, krejt e kundërta ndodhi me restorantet ne Elbasan. Pronarët e bizneseve shprehen se qëndrimi mbyllur i ka kushtuar shumë pasi kanë humbur një pjesë të klientelës dhe rifillimi do të jetë shumë i vështirë.

Nga ana tjetër, edhe pse të paktë në numër, qytetarët shprehen se do t’i respektojnë rregullat e e vendosura për distancimin social.

Mbetet ende e paqartë se kur do të hapen plotësisht baret dhe restorantët, pasi për ato biznese të cilët nuk kanë ambiente të jashtme, situata vijon e njëjtë, ata vijojnë të mbyllur.

Elbasaninews.tv