Gjate kohes se pandemise nga Covid-19 agjensia rajonale e sherbimit veterinar dhe e mbrojtjes se bimeve ne Elbasan ka vazhduar punen per realizimin e procesit te vaksinimit kunder plasjes ne terren me veterineret zyrtar ne qarqet Elbasan dhe Berat.

Gjate vaksinimit u konstatuan 4 vatra te infektimit te bagetive te imeta dhe te trasha. Sipas drejtorit te agjencise rajonale, Adem Hoxha, terreni i thelle malor dhe shtrirja gjeografike e fshatrave ne dy qarqet kerkoi nje periudhe disa ditore per evidentimin e vatrave te infeksionit.

Ne qarkun e Elbasanit u evidentuan vatra te plasjes ne fshatit Cep dhe Celhakaj Peqin. Gjithsej ne keto dy fshatra u vaksinuan 135 gjelle dhe 471 te imeta. Po keshtu edhe ne qarkun e Beratit u evidentuan dy vatra infeksioni ne Pashnik i vogel dhe Zgerboje. Edhe ne kete qark u vaksinuan 1070 bageti te imeta dhe 95 gjelle.

Pas vaksinimit te kater vatrave te shfaqura ne bashkepunim edhe me veterineret privat po vazhdojne kontrollet per evidentimin e vatrave te tjera. Gjithashtu sherbimi veterinar theksin po e ve edhe tek vaksinimi kunder semundjes se brucelozes.

Elbasaninews.tv