ATSH/ 100 milionë eurot e premtuara nga Komisioni Europian për rindërtimin, u alokuan në buxhetin e rishikuar të BE-së për vitin 2020.

Lajmin e mirë e bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama, i cili tha se BE i qëndroi angazhimit të 17 shkurtit në Bruksel, pavarësisht situatës së krijuar nga COVID-19.

“Një lajm i mirë që pavarësisht hallit të madh të përballimit të pasojave të kësaj lufte botërore, BE i qëndroi angazhimit të 17 shkurtit në Bruksel dhe 100 milionë eurot e premtuar nga Komisioni Europian për rindërtimin, u alokuan në buxhetin e rishikuar të BE-së 2020”, tha Rama