/ATSH/ Këshilli bashkiak i Durrësit miratoi sot listën e katërt me përfituesit nga granti për rikonstruksion si dhe disa vendime të rëndësishme që lidhen me procesin e rindërtimit.

Këshilli bashkiak i Durrësit zhvilloi sot me mjete të komunikimit elektronik një mbledhje jashtë radhe ku janë miratuar disa vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë kryesisht me procesin e rindërtimit. Ndërkohë që është miratuar edhe lista e 4 me subjektet që përfitojnë nga granti për rikonstruksion.

Këshilli bashkiak vendosi sot miratimin e listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësitë administrative nr. 1, 2, 4, 5, 6, Sukth, Katund i Ri, Ishëm dhe Manëz, bashkia Durrës.