E hëna e 18 majit ishte një ditë e shënuar për futbollin shqiptar, pasi iu kthyen përgatitjeve pas gati 70 ditësh te mbyllur dhe në karantinë.
Kampionati starton më 3 qershor dhe klubet janë në luftë me kohën për të rikuperuar në një kohë të shkurtër formën fizike dhe për të qenë gati.
Skuadra e Kukësit ka zgjedhur Elbasanin dhe kompleksin “Pepa” për të kryer stërvitje, me shpresën se do të gjejnë qetësinë dhe rikthehen më të fortë se më parë. Trajneri Orges Shehi vlerëson rifillimin e stërvitjes, edhe pse shpresonte për më shumë ditë në dispozicion për përgatitje.
Shehi “qan” mungesat për shkak se disa lojtarë janë të karantinuar, por ka besim tek përfundimi me sukses i edicionit, ndonëse është nëntë pikë larg Tiranës kryesuese. Sinkron Orges Shehi Trajner i Kukësit Thuajse të gjitha ekipet shqiptare, i janë rikthyer përgatitjeve në kuadër të startit të kampionatit në javën e parë të qershorit.
Elbasaninews.tv