ATSH- A. Fortuzi/- Autoriteti Rrugor Shqiptar vijon monitorimin e situatës në akset rrugore në vend.
Përmes një njoftimi, ARRSH bënë me dije se në qarkun e Korçës gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit pati reshje shiu dhe dëbore në lartësi mbi 1 200 metra.
Sipas ARRSH në zonën e Dardhës nga kilometri 7 deri në kilometrin e 14 trashësia e dëborës ka arritur 15 cm. Kontraktori i mirëmbajtjes po punon për pastrimin e rrugës.
Qarkullimi kryhet normalisht dhe puna do të vazhdojë me kontrolle dhe punime për mirëmbajtjen rutinë në të gjitha akset./a.a/