Veç frikës së prekjes nga koronavirusi qytetarët elbasanas këto ditë janë duke u përballur edhe me një rritje të konsiderueshme të çmimeve të produkteve ushqimore bazike.

Ata shprehen të revoltuar me rritjen e pajustifikuar të çmimeve gjatë këtyre ditëve të vështira. Nëse një javë më parë një kg domate kushtonte 90 lekë, sot arrin në 140-150 lekë. Rritje po ashtu ka edhe për agrumet, të cilat janë ndër produktet më të kërkuarat nga konsumatorët gjatë këtyre ditëve, ku kilogrami i portokallit arrin deri në 170 leke.

Sipas qytetarëve, nuk eshte e drejte që te abuzohet në këtë mënyre, ndaj kerkojnë më shumë kontrolle nga shteti.

Nga ana e tyre tregëtarët jasht kameras pranojnë rritjen e çmimeve, por për këte fajësojnë pikat e shumicës në të cilat ata marrin mallin.

Elbasaninews.tv