Janë bërë publike shifrat e fundit përsa i përket koronavirusit në Itali, teksa vihet re se ka rritje rastesh me COVID-19 në Itali.

 

Sipas asaj që raporton Mbrojtja Civile Italiane, në 24 orët e fundit janë regjistruar 1786 raste pozitive të reja, me një total prej 304 mijë personash të infektuar.

Ndërkohë shënohet rritje e lehtë edhe tek bilanci viktimave, ku kanë humbur jetën 23 persona.

Në 24 orët e fundit janë 108.019 testime, ndërsa janë shëruar 2731 pacientë, 246 nga të cilët ishin në terapi intensive.newsbomb