Shqipëria po bën hapa prapa në indeksin e zhvillimit njerëzor për shkak se vdekshmëria foshnjore po rritet vit pas viti dhe nga ana tjetër shëndeti i popullatës po përkeqësohet, duke rritur jetët e humbura në mosha të reja.

Teksa numri i lindjeve është në rënie të mprehtë vitet e fundit, vdekshmëria foshnjore i është kthyer rritjes, një tipar zakonisht i i vendeve të varfra. INSTAT raportoi se në vitin 2019, niveli vdekshmërisë foshnjore është 10,3 për 1 mijë lindje të gjalla kundrejt 8,9 për lindje të gjalla në vitin 2018.

Qytetarët e Elbasanit shtojnë faktin se përpos vdekshmërisë së lartë, problem mbetet dhe ulja e numrit të lindjeve.

Në vitin 2019, vdekshmëria sipas grup sëmundjeve kryesore për çdo qark ruan të njëjtën strukturë, është e dallueshme që në qarkun e Gjirokastrës dhe Elbasanit vdekjet nga “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë” zënë mbi 20 përqind të vdekjeve në këto qarqe.

Elbasaninews.tv