/ATSH/- Shërbimi Zjarrëfikës falë zbatimit të reformës së Decentralizmit ka rritur ndjeshëm kapacitetet e tij, duke rritur efektivitetin në realizimin e detyrës së tij.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, statistikat e shërbimit zjarrëfikës në shtatë vitet e fundit, ndërsa thekson se e ardhmja i takon krijimit të një Njësie Elitë në Shërbimin Zjarrfikës, të përgatitur si forcat RENEA.

Në grafik vihet re se në vitin 2013, rezultonin 739 punonjës, 105 automjete dhe ishin 38 stacione zjarrëfikëse. Sot, 7 vite më vonë janë 1245 punonjës, 148 automjete dhe 68 stacione zjarrëfikese që punojnë 24 orë në shtatë ditë.

“Me zbatimin e Reformës së Decentralizimit, Shërbimi Zjarrfikës u rrit ndjeshëm në kapacitete njerëzore, u zgjerua numri i stacioneve dhe u shtua numri i mjeteve operacionale”,- thekson Lleshaj.

“Efektiviteti i ndërhyrjeve për shuarjen e zjarreve dhe ndërhyrje të tjera operuese është ndjeshëm disa herë më i madh. Territori i vendit mbulohet sot me shërbim zjarrfikës, pasi çdo Bashki ka shërbimin e saj. Të gjitha Stacionet Zjarrfikëse janë në gatishmëri 24/7”,- sqaron ai.

“Në bashkëpunim me pushtetin lokal po investohet për kompletimin e Shërbimit me godina, mjete të reja, pajisje, uniforma, kushte të punës e gatishmërisë, si dhe mirë-përgatitjen e mirë trajnimin me programe të plota. E ardhmja – Krijimi i një Njësie Elitë në Shërbimin Zjarrfikës, me aftësitë dhe përgatitje si forcat RENEA në Polici”,- nënvizon Lleshaj. /a.g