ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga rruga e re turistike e Salarisë në Tepelenë, e cila sipas tij “ia bën të lehtë çdo vizitori të njohë një tjetër copë magjike të Shqipërisë”.

“Ja një tjetër rrugë e re turistike që ua bën të lehtë të njihni një tjetër copë magjike Shqipërie, e përgjatë saj një copë historie në shtëpinë e rindërtuar dhe muzealizuar të heroit legjendar Selam Musai”, tha Rama.

Më parë ky aks i rëndësishëm i Labërisë ishte totalisht në gjendje të amortizuar, duke u kthyer në një pengesë serioze për lëvizjen e banorëve të zonës dhe transportit të produkteve.

Përtej impaktit të pritshëm afatgjatë në aspektin ekonomik, kjo rrugë siguron dhe një zgjidhje përfundimtare në drejtim të turizmit.