Ka shumë probleme me të cilat pronarët e bizneseve përballen në menaxhimin e biznesit të tyre, teksa pandemia e Covid-19 i thelloi edhe me tepër vështirësitë. Koronavirusi prishi shumë ekuilibra dhe pauza prej më shumë se dy muajsh i ndërlikon akoma më shumë punët.

Bizneseve te vogla në Elbasan, u ka ngelur malli stog, ndërsa theksojnë edhe faktin se nuk ka kërkesa për blerje. Të intervistuar, disa prej pronarëve të bizneseve që operojnë në këtë qytet, shprehen për Tv Skampa se pavarësisht se e kanë marrë pagën e luftës, janë duke u përballur me mungesën e kërkesës për blerje.

Nga një anketë që është bërë tek të gjitha bizneset ka rezultuar se 50% e tyre të pyeturve e kanë mbyllur aktivitetin tërësisht. Bizneset rendisin si tre problemet kryesore: mungesën e klientëve; mungesën e likuiditetit dhe pamundësinë për të paguar detyrimet tatimore.

Elbasaninews.tv