Ministrja e Arsimit Besa Shahini bëri me dije vendimet e marra për Arsimin e Lartë dhe mënyrën se si do veprohet.
” Nisur nga pabarazia e studentëve vërehet një nevojë për të kaluar kohë në auditor para provimeve. Nxorëm sot një urdhër që kërkon marrjen e disa masave për mbylljen e drejtë të vitit akademik”, tha ajo.
Shahini tha se për të gjithë ata studentë që do diplomohen:
– do të prioritizohet puna për ata që do diplomohen
– do të mundësohet kthimi në auditore në qershor
– provimet dhe riprovimet do të zhvillohen në korrik dhe javën e parë të gushtit për ata që do diplomohen
Ndërsa për gjithë vitet e tjera Shahini njoftoi se provimet dhe riprovimet do zhvillohen në tetor të 2020 ndërsa në auditor mund të kthehen në gusht.
Vijon…