ATSH-AF/ – OKB-ja rinovoi sot me një vit misionin e saj të paqes në Liban (UNIFIL), duke zvogëluar personelin e saj të autorizuar.

“Duke njohur që UNIFIL ka zbatuar me sukses mandatin e tij që nga viti 2006, duke lejuar që paqja dhe siguria të ruhen që nga ajo kohë, Këshilli vendosi të ulë numrin maksimal të trupave nga 15 000 ushtarë në 13 000”, shkruhet në rezolutë.

Rezoluta i bën thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, që të hartojë një plan të detajuar, me afate specifike dhe modalitete, në koordinim me Libanin dhe vendet kontribuese të trupave, për të zbatuar rekomandimet e saj.

I pranishëm në Liban që nga viti 1978, UNIFIL, i përbërë kryesisht nga kontigjente europiane, monitoron kufirin libano-izraelit që nga lufta e vitit 2006 midis Izraelit dhe Hezbollahut, duke u siguruar që të parandalojë një konflikt të ri midis këtyre dy palëve./ /ervo/