Anëtarët e grupit “Black Lives Matter” (Jeta e njerëzve me ngjyrë vlen) zhvilluan protestë në New York për heqjen e flamurit të varur në Departamentin e zjarrfikësit Long Island dhe i cili thuhet se posedonte simbole “raciste”.

Pasi mbështetësit e Trumpit kërkuan të zhvillojnë protestë kundër protestës në fjalë, bëri që debati në fjalë të shndërrohet në përleshje.

Theksohet se pas ndërhyrjes së policisë në ngjarje u arrestuan të paktën 3 protestues.

Gjithashtu edhe dje në sheshin “Times” në New York u shënuan përleshje mes mbështetësve të Trumpit dhe grupeve kundërshtare.

Top Channel