ATSH-DPA/ – Presidenti Donald Trump do të dislokojë qindra forca federale për zbatimin e ligjit në qytetet amerikane për të luftuar krimin e dhunshëm në rritje, pavarësisht kundërshtimit të fortë nga zyrtarët e zgjedhur lokalë.
“Ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveç se të përfshihemi”, argumentoi Trump gjatë një konference për shtyp.
Ai tha se masa do t’i jepte fund gjakderdhjes dhe të ndihmonte komunitetet “e plagosura nga krimi i dhunshëm”.
Trupat do të dislokohen Agoikago, Albuquerque dhe New Mexico.
Ata janë trupa shtesë, përveç trupave federale të vendosura që nga fillimi i këtij viti në zona të tjera, si pjesë e asaj që administrata e ka quajtur operacioni ”Legjenda”.
Kryetari i Bashkisë së Agoikagos, Lori Lightfoot këtë javë tha se nuk do të lejojë forcat federale të patrullojnë rrugët e qytetit të saj dhe kritikoi ashpër Trumpin pasi presidenti bëri njoftimin e tij.
Lightfoot akuzoi Trump se po kërkonte të krijonte një shpërqendrim nga pandemia e koronavirusit që ka goditur vendin./ a.jor.