Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se do të ndërpriste përkohësisht imigracionin në SHBA për të mbrojtur punonjësit amerikanë përballë krizës ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi.
“Në kuadër të sulmit kundër armikut të padukshëm dhe përballë nevojës për të mbrojtur punën e qytetarëve tanë amerikanë, do të nënshkruaj një dekret presidencial për të pezulluar përkohësisht imigracionin në SHBA”, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump.
Koronavirusi që ai e cilëson si “Armiku i padukshëm” ka shkaktuar tashmë më shumë se 42 000 të vdekur në SHBA dhe 766 660 raste të regjistruara.
Rreth 22 milionë amerikanë kanë humbur punën e tyre për shkak të pasojave ekonomike nga epidemia./ atsh/