Italia po shikon një rritje të frikshme të personave të infektuar me koronavirus.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 331 persona. Ndërkohë që numri i të infektuarve rritet çdo ditë e më shumë. Ditën e sotme janë shënuar 32,616 raste të reja me koronavirus.
Gjatë ditës së sotme, 115 pacientë janë nën kujdes intensiv, duke shkuar në total në 2749.
Në 24 orët e fundit janë shtruar në spital 1331 persona, përveç atyre aktualë.